Natasha Gjura, nëna e Eleonora Toçit, e cila u mbyt në krevat nga bashkëshorti i saj në Itali, rrëfeu momentet kur mësoi lajmin tragjik. Ajo tregoi se familjarët e njoftuan për vrasjen e së bijës, me të cilën kishin folur vetëm disa orë para ngjarjes.
“Kemi dhimbje të madhe, shkoi në Itali për një jetë më të mirë, këtu nuk kishte kushte. E morëm vesh kur erdhën njerëzit dhe na treguan ‘vajzën ua ka vrarë burri’. Ma ka treguar vëllai im dhe vëllezërit e burrit. Na e treguan njerëzit e burrit. Nuk e kisha ndezur televizorin, se kisha punë. Edhe burri ishte në punë. Në darkë u ulëm të shikonim lajmet, burri i vajzës së madhe na tha ‘të shikojmë filma’, ai e dinte. Mbrëmjen e krimit kemi folur me vajzën, s’na tha që kishte probleme. Kemi folur në datën 3 tetor, po bënte darkën, kur erdhi burri e mbyllëm telefonin”, – rrëfeu mes dhimbjes nëna e të ndjerës.