Vrau një ukrainas në Itali dhe u arratis drejt Zvicrës, në kërkim 40-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 30.10.2024, 12:50

Një 40-vjeçar shqiptar është vënë në shënjestër të kërkimeve të policisë zviceriane. Dyshohet se 40-vjeçari ka vrarë një shtetas ukranias, 46 vjeç, mbrëmjen e së dielës, në Saronno, në veri të Italisë.

40-vjeçari shqiptar ka një histori të gjatë në veprat penale të drogës, grabitjes e vrasjes së mbetur në tentativë.

Dyshimet e policisë italiane janë se ai ka kaluar kufirin për në Zvicër, menjëherë pas krimit, përpara se të mund të identifikohej.

Sipas autoriteteve hetimore italiane autori dhe viktima nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Hetuesit besojnë se një debat i parëndësishëm e ka shtyrë shqiptarin e dhunshëm të nxjerrë armën që mbante dhe ta vrasë viktimën me dy të shtëna në gjoks.

Vrasësi u identifikua duke përdorur kamerat e një sistemi video survejimi, me anë të të cilit po mundohen të identifikojnë edhe rrugën e tij të arratisjes.

Shqiptari rezulton i pastrehë. Ai thuhet se ka jetuar pjesërisht në Cairate në një ndërtesë të braktisur dhe të rrënuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit