Një tjetër konflikt fizik ka ndodhur ditën e sotme mes dy adoleshentëve në ambientet e shkollës së tyre në Fushë Krujë. Mësohet se ngjarja është shënuar në oborrin e gjimnazit Shote Galica.
Një 17-vjeçar ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij me iniciale K.D., i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të thella dhe një hemorragjie të konsiderueshme.
Ndërkaq, ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.