“Të jap 500 MILIONË LEKË, a pajtohemi?!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.10.2024, 20:30

Pasi Erion Veliaj emëroi Anisa Rusetin drejtoreshë të APR, vartësen e tij dikur nënkryetare e Bashkisë Tiranë, duket se bashkë kanë nisur të qethin një grusht të mirë me para, kjo pasi në tenderin e fundit prej më shumë se gjysmë miliard lekë, fituesi është shpallur në konflikt interesi.

Në tenderin e organizuar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit me autoritet prokurues Bashkinë Tiranë, me si objekt blerjen e drurëve dhe shkurreve dekorative është shpallur fitues “ALBGARDEN SHPK” me një ofertë prej 564 MILIONË Lekësh pa TVSH.

3 kompani të tjera janë skualifikuar për specifikime teknike të papërfshillme, dhe tenderi është hartuar në mënyrë të tillë që t’i jepet i paracaktuar miqve të qeverisë.

Procedura është markuar me “flamur të kuq” për shkak të skualifikimit të të gjithë operatorëve të tjerë konkurrues, duke ngritur dyshime për favorizim dhe mungesë transparence. Ky veprim pasqyron se proceset e prokurimit në Bashkinë e Tiranës janë subjekt i manipulimeve dhe korrupsionit.

KUSH ËSHTË FITUESI?

Kompania fituese është në pronësi 100% të Pjetër Trashajt, babai i birit rilindas.

75% të fondit vjetor të Ministrisë së Mjedisit për pyllëzim e ka marrë nëpërmjet tenderave kompania AlbGarden e Pjetër Trashajt, në një kohë që djali i tij Endër Trashaj ishte organizuesi i dokumentacionit teknik të tenderave në ministrinë e Mjedisit.

Në vitin 2016, Pjetër Trashaj fitoi tenderin për ripyllëzimin e Lurës. Familja Trashaj përfitoi plot 100,000 euro për mbjelljen e disa fidaneve të sjella nga Holanda, të cilat në pjesën më të madhe nuk mbijetuan për shkak të papërshtatshmërisë me klimën. Edhe kjo është një aferë tjetër, për të cilën kompania AlbGarden nuk është hetuar.

Gjendja aktuale në Lurë është e dukshme nëpërmjet fotove:

Ironikisht Trashaj ka qenë ankuar në Komisionin e Prokueimeve Publike ndaj Veliajt se favorizonte kompani të tjera për afera klienteliste e tashmë dhe sherri përfundoi me përjashtimin që Veliaj i blri Pjetrit nga tenderimet publike. Por duket se tashmë marrëdhëniet janë ngrohur pasi Trashaj ka nisur të hajë sërish nga paratë publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit