Me shpejtësi të frikshme, makina merr zvarrë qytetarin dhe shkul 3 pemë nga rruga

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.10.2024, 12:42

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fundjavë në qendër të Lushnjes.

Rreth orës 20:38, një drejtues mjeti që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, për të shmangur përplasjen me një makinë tjetër, ka aksidentuar një qytetar të shtrirë në rrugë, i cili ishte i dehur.

Ashtu siç mund të shihet edhe në video, drejtuesi i mjetit shmang përplasjen me makinën gri që kishte përballë dhe merr përpara qytetarin e shtrirë në rrugë, duke e tërhequr zvarrë disa metra dhe më pas përplaset me 3 pemë që ishin në trotuar.

Për fat të mire qytetari i aksidentuar ka shpëtuar, por gjendja e tij është tepër e rënduar dhe në spital. Ndërkohë që shoferi që shkaktoi aksidentin, që mund të kishte pasoja edhe më fatale, nëse në rrugë do kishte kalimtarë, është arrestuar.

Qytetarët e Lushnjes janë tepër të shqetësuar nga ky aksident pasi thonë se rrugët janë bërë pista garash dhe policia s’merr asnjë lloj mase për parandalimin e tyre. Ata thonë se për shkak të kamikazëve që sa vijnë e shtohen, tani kanë frikë të ecin edhe në trotuare pasi çdo ditë ndodh nga një tragjedi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit