Humb kontrollin e motorit, vdes 25-vjeçari shqiptar në Kretë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 30.10.2024, 10:05

Një 25-vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident fatal në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 02:00 pas mesnate nga Rethymno për në Arkadia në Kretë të Greqisë.

Drejtuesi i motorit ka dalë nga rruga dhe mjeti i tij është përmbysur me pasojë vdekjen e tij. Mësohet se 25-vjeçari shqiptar nuk mbante kaskë. Policia ka nisur hetimin për shkaqet e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit