Një student arkeologjie ka bërë një zbulim të jashtëzakonshëm në xhunglën e Meksikës, duke gjetur një qytet të lashtë të fisit Maja krejt rastësisht.
Luke Auld-Thomas, student doktorature në Universitetin Tulane, ishte pjesë e një ekipi të vogël arkeologësh në shtetin Campeche, ku hasën struktura të mëdha si piramida, fusha sportive, rrugë lidhëse dhe amfiteatro në qytetin që më pas e quajtën Valeriana, sipas një lagune që ndodhej aty pranë.
Zbulimi u bë kur Auld-Thomas rastisi një studim Lidar, një teknologji që përdor impulse lazeri nga ajri për të krijuar harta të detajuara të objekteve në tokë. Ky studim, i gjetur në një faqe në internet, tregoi për një qytet të madh të populluar dikur nga 30-50 mijë njerëz rreth viteve 750-850 pas Krishtit.
Sipas Auld-Thomas, qyteti i lashtë ka qenë shumëngjyrësh dhe plot gjallëri. Ndërtesat e mëdha, përfshirë piramida dhe tempuj, kanë qenë të mbuluara me gëlqere dhe të lyera me ngjyra të ndezura si e kuqe, rozë dhe e verdhë. Aty ndodheshin edhe zona tregtare dhe fabrika ku prodhoheshin qeramikë dhe mjete prej guri.
Zona arkeologjike përfshin një sipërfaqe prej 16.6 km katrorë, me dy qendra kryesore të ndara rreth 2 kilometra nga njëra-tjetra dhe të lidhura përmes shtëpive dhe rrugëve të dendura. Ironikisht, qyteti ndodhej vetëm 15 minuta në këmbë larg një rruge kryesore pranë Xpujil, ku sot jetojnë kryesisht pasardhës të fisit Maja.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.