Hezbollah emëron liderin e ri, Izraeli: Do jetë i përkohshëm!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.10.2024, 21:36

Grupi i armatosur libanez Hezbollah ka emëruar Naim Qassem si liderin e ri të tij, por Izraeli e cilësoi këtë emërim si “të përkohshëm”, duke lëshuar një kërcënim të hapur pas vrasjes së ish-liderit Hassan Nasrallah në Bejrut më shumë se një muaj më parë.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, shkroi në X: “Emërim i përkohshëm. Jo për shumë gjatë,” shoqëruar me një foto të Qassem.

Hezbollah, i mbështetur nga Irani, njoftoi se Këshilli i tij Shura ka zgjedhur 71-vjeçarin Qassem sipas mekanizmit të përcaktuar për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm. Qassem ka shërbyer si zëvendësi i Hezbollah që nga viti 1991.

Pasi Nasrallah u bë lider, Qassem vazhdoi si zëdhënësi kryesor i Hezbollah, duke dhënë intervista për media ndërkombëtare edhe gjatë përplasjeve të fundit kufitare me Izraelin.

Pas vrasjes së Nasrallah në një sulm ajror izraelit më 27 shtator në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh, Qassem ka mbajtur tre fjalime televizive, ku në njërën prej tyre ka theksuar mbështetjen për përpjekjet për një armëpushim në Liban.

Pavarësisht përvojës së tij të gjatë, shumë libanezë e shohin Qassem si të pakrahasueshëm në karizëm me Nasrallah.

Qeveria izraelite, përmes llogarisë së saj zyrtare në X, deklaroi: “Mandati i tij në këtë pozitë mund të jetë më i shkurtër në historinë e kësaj organizate terroriste nëse ndjek hapat e paraardhësve të tij.” Izraeli përsëriti qëndrimin e tij se “zgjidhja e vetme për Libanin është çarmatosja e këtij grupi si forcë ushtarake”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit