Qytetari ngre alarmin: “Çfarë janë këto gropa të dyshimta në Kamëz?“

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.10.2024, 21:22

Redaksia e JOQ Albania ka marrë një mesazh shqetësues nga një banor i zonës pranë lumit Tërkuzë në Bashkinë Kamëz, i cili ka denoncuar hapjen e disa gropave të dyshimta në këtë zonë. Sipas mesazhit, këto gropa janë hapur në mënyrë të fshehtë midis pemëve, duke u përpjekur të shmangin vëmendjen e kalimtarëve dhe autoriteteve, ndërsa mbetet e paqartë kush i ka hapur dhe me çfarë qëllimi.

Banorët shprehen të shqetësuar për aktivitetin e dyshimtë në këtë zonë, duke theksuar se gropat janë hapur në mënyrë të paligjshme dhe nuk dihet çfarë materialesh ose mbetjesh mund të hidhen aty. Kjo situatë ngre shqetësime mbi ndotjen e mundshme të mjedisit, duke qenë se zona ndodhet pranë bregut të lumit Tërkuzë, një zonë e paprekur nga kontrollet e autoriteteve lokale.

Zona, sipas denoncuesve, është lënë jashtë kontrollit të institucioneve, duke krijuar një terren të favorshëm për aktivitete të dyshimta dhe potencialisht të rrezikshme për komunitetin dhe natyrën. Banorët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të autoriteteve për të kontrolluar këtë veprimtari dhe për të marrë masa për mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë e zonës.

Në vijim mesazh i qytetarit:

Pershendetje Joq. Gropat e dyshimta qe hapen buze Lumit Terkuze ne Bashkine Kamez. Nuk dihet kush i ka hapur… Jane totalisht ilegale nuk dihet cfare hedhin brenda. I kane hapur ne mes te pemeve qe mos ti shikojne. Ajo eshte nje zone totalisht jashte kontrollit edhe pse eshte breg lumi. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit