Ilir Xhakolli bën rrush e kumbulla 300 milionë për parkimet me pagesë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.10.2024, 21:13

Në një procedurë të dyshimtë tenderimi për menaxhimin e parkimeve me pagesë në qytetin e Pogradecit, shoqëria "Pogradeci Invest shpk", në pronësi të Bashkisë Pogradec e drejtuar nga kryetari Ilir Xhakolli, ka shpallur fituesit për tenderin me objekt “Sistem i menaxhimit të informatizuar për parkimet me pagesë”.

Ky tender, me një fond limit prej 25,816,666 lekë të reja ose gati 310 milionë lekë të vjetra me TVSH, u zhvillua nëpërmjet një procedure të hapur dhe mbi kufirin e lartë monetar. Numri i referencës është REF-16113-08-13-2024. Ndërsa vlera fituese është 24,525,830 lekë të reja ose rreth 300 milionë lekë të vjetra me TVSH, që përbën afërsisht 95% të fondit limit.

Pjesëmarrës në këtë tender ishin vetëm dy garues, por njëri prej tyre nuk paraqiti asnjë ofertë ekonomike, duke krijuar një mungesë totale të konkurrencës. Ky fakt ka ngritur pikëpyetje të forta mbi transparencën e procesit, duke sugjeruar fort që procedura e tenderit të ketë qenë e manipuluar në favor të fituesve të paracaktuar.

Dyshimet thellohen për shkak të përputhjes së "çuditshme" mes vlerës së ofertës fituese dhe fondit limit të vendosur, që është afërsisht 95% e shumës maksimale të lejuar. Kjo lë të kuptohet se procedura mund të jetë zhvilluar formalisht vetëm për të përmbushur kriteret ligjore, ndërsa fituesit mund të kenë qenë të paracaktuar që nga fillimi. Një mungesë e tillë konkurence ngre dyshime për manipulime të mundshme, duke sugjeruar se pjesëmarrja e dytë ishte fiktive, vetëm për të krijuar iluzionin e konkurrencës.

Fitues u shpall bashkimi i dy kompanive, "AlbaScan", në pronësi të Elton dhe Elision Jorgji, dhe "WOW DIGITAL", në pronësi të Dinejda Hysendhima, Dritan Reovica dhe Veliona Hoxhaj, duke ngritur pyetje mbi transparencën dhe ligjshmërinë e këtij procesi tenderimi, në një kohë kur administrata publike dhe qeverisja vendore duhet të zbatojnë standarde të larta integriteti në prokurimet publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit