Protestuesit bllokojnë rrugët dhe djegin gomat në Durrës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.10.2024, 18:33

Prej më shumë se 30 minutash, disa akse rrugore në vend vazhdojnë të jenë të bllokuara si pasojë e protestës së opozitës.

Në zonën e Shkozetit, Durrës, protestuesit kanë filluar të djegin goma në rrugë për të penguar qarkullimin e automjeteve.

Policia u ka bërë disa herë thirrje protestuesve që të lirojnë rrugën, ndërsa edhe udhëtarët kanë kërkuar që të mundësohet kalimi për të arritur në destinacionet e tyre.

Që prej orës 17:00, deputetët e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, së bashku me mbështetësit e tyre, kanë bllokuar rrethrrotullimet kryesore të vendit, duke ndërprerë qarkullimin e automjeteve si pjesë e një aksioni të mosbindjes civile. Protesta synon lirimin e Sali Berishës nga "arresti shtëpiak" dhe krijimin e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Shumica e deputetëve të opozitës janë vendosur në Tiranë, kurse pjesa tjetër në zonat ku po zhvillohet protesta.

Dhjetëra forca policore dhe zjarrfikëse ndodhen në terren për të shmangur çdolloj përshkallëzimi të tubimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit