Durim Bami autoriteteve në Dubai: Mos më çoni në Shqipëri, duan të më vrasin

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 29.10.2024, 13:13

Kanë dalë në dritë detaje të reja nga arrestimi për herë të dytë i Durim Bamit në Dubai. Ai u kërkon autoriteteve të Dubait të mos e dorëzojnë në Shqipëri, me pretendimin se i rrezikohet jeta.

Mbrojtësit e tij thanë se Bami u ka listuat autoriteteve në Emiratet e Bashkuara emrat e 16 personave që sipas tij duan ta vrasin nëse vjen në Shqipëri.

Emrat janë marrë nga dosja “Metamorfoza”, ku protagonistë të krimit të organizuar bënin plane për ta eleminuar.

Ndërkohë SPAK dhe Ministria e Brendshme po lobojnë dhe në rrugë diplomatike për ekstradimin e Bamit në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit