Tritoli për “Kel Llumin” i shpërtheu në duar, ky është 25-vjeçari që vdiq në Elbasan

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.10.2024, 14:27

Kristi Balukja është 25-vjeçari që mbeti I vdekur në atentatin e dështuar në Elbasan mëngjesin e sotëm.

I riu ishte duke i vendosur një sasi tritoli makinës së shtetasit Renato Çepa, kur lënda shpërtheu në dorë duke I marrë jetën.

Hetimet paraprake flasin për një konflikt të vjetër mes viktimës dhe shënjestrës së atentatit, por ende nuk dihet saktësisht për çfarë bëhet fjalë.

25-vjeçari Balukja nuk kishte precedent penalë, ndërsa Renato Çepa ësht një emër I njohur për Elbasanin dhe policinë dhe njihet si “Kel Llumi”.

Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën pët të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit