Përfundon në SPAK kryebashkiaku i Devollit, licencoi një karburant pa leje

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.10.2024, 11:25

Prokuroria e Posaçme SPAK ka marrë në të pandehur kryebashkiakun e Devollit, Eduart Duro. Ai akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi ka dhënë licencë për një pikë karburanti që ishte ndërtuar pa leje.

Duro, kryebashkiaku socialist i Devollit, rrezikon të humbë mandatin.

Në lidhje me rastin, ai ka reaguar, duke deklaruar se sektori i tatim-taksave ka dhënë autorizim për shitjen e karburantit në përputhje me ligjin.

Duro ka theksuar se ka firmosur të gjitha dokumentet siç e kërkon ligji dhe se nuk është çështje e shpërdorimit të detyrës, por, sipas tij, ka të bëjë me përmbushjen e detyrës si kryetar bashkie.

Socialisti është njohur disa ditë më parë me vendimin e SPAK për ngritjen e akuzës zyrtare dhe statusin e tij si i pandehur dhe kjo do të thotë se hetimet kanë përfunduar dhe çështja është gati për t’u dërguar në gjykatë, ndaj kryebashkiaku socialist i Devollit tani ka statusin e të pandehurit.

Ai është në cilësinë e personit të dyshuar për kryerjen e një vepre penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit