Einxhel Shkira: Jam abuzuar seksualisht në moshën 15-vjeçare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.10.2024, 19:59

Einxhel Shkira ka bërë një rrëfim tronditës mbi atë që ka kaluar në fazat e saj të parë drejt televizionit. Moderatorja tha se dikush ka tentuar të përfitojë seksualisht nga ajo, rast të cilin nuk e denoncoi në atë kohë.

“Që në fillimet e mia, besoj se njerëzit e dinë, ose dhe s’e dinë që kjo bota e showbizz-it, kjo fusha që kemi zgjedhur ne është e egër në format e veta dhe si një vajzë e vogël 15-vjeçare që kam dashur të merrem me aktivitete, këto programet kompetitive që kanë qenë, nuk e kam menduar kurrë që dikush që merret me ëndrrat e të rinjve dhe fëmijëve, do të dojë të abuzojë me këto ëndrra.

Kur them abuzim, e kam fjalën për abuzim të mirëfilltë për motive përfituese seksuale. Unë si një person shumë i fokusuar te ajo që doja të bëja, nuk kam dashur kurrë të devijojë nga ky rrugëtim. Po, më ka ndodhur kur kam qenë 15 vjeç. Më ka thënë: ‘Ti nuk di të shijosh jetën’, sepse donte të më jepte alkool. Nuk e kam denoncuar sepse atëherë mendoj se vërtet isha unë ajo që nuk dija të shijoja jetën. Mua më shumë mu bë mësim sesa traumë“

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit