Sillte ilaçe kontrabandë nga Greqia, arrestohet 39-vjeçari, procedohen penalisht familjarët e tij

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 29.10.2024, 10:58

Një 39-vjeçar shqiptar kishte marrë 1637 kuti me ilaçe kontrabandë nga Greqia, për t’i shitur në farmacinë që administronte si biznes familjar.

Ai është vënë në pranga dhe gjithashtu po procedohet penalisht vjehrri i tij, pasi në banesë iu gjetën kutitë me ilaçe dhe 83 steka me paketa me cigare, gjithashtu pa pullë fiskale. Të gjitha mallrat e gjetur u sekuestruan dhe në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë 39 vjeçari B. M., si dhe u proceduan në gjendje të lirë bashkëshortja dhe vjehërri i tij, shtetasit R. Z., 36 vjeçe dhe N. Z., 64 vjeç, të tre banues në Bilisht.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit