Rodri, mesfushori i Manchester Cityt, është shpallur fituesi i Topit të Artë për vitin 2024.
Votimin nga Shqipëria për çmimin prestigjioz prej vitesh e bën gazetari Besnik Dizdari. Këtë vit, Dizdari duke përfaqësuar Shqipërinë, pikët maksimale ia ka dhënë fituesit spanjoll, Rodrit, ndërsa 17-vjeçarin Yamal e ka votuar në vendin e dytë me 12 pikë.
Ajo që bie në sy është fakti se Dizdari ka votuar me vetëm 1 pikë Granit Xhakën, teksa ka surprizuar me renditjen e Vinicius JR në vendin e tetë me 3 pikë.
Rodri ka pasur një sezon të shkëlqyer, duke luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e skuadrës së tij, dhe ky çmim e konfirmon atë si një nga lojtarët më të mirë të botës.