Një çift të rinjsh në fshatin Petrushë në Maliq, punonin në një stallë në pronësi të shtetasit me iniciale E.H. Por, rezulton se marrdhënia mes palëve ishte shumë më e ndërlikuar se një marrëdhenie pune.
Mësohet se 25-vjeçarja A.T., që punonte në stallë, nënë e dy fëmijëve, kishte krijuar një lidhje intime me pronarin e stallës, 37-vjeçarin E.H. Kjo çoi në një përplasje të ashpër mes tij dhe bashkëshortit të 25-vjeçares, 34-vjeçarit D.T.
Mësohet se më herët, 25 vjeçarja kishte qenë viktimë e një trafikimi për prostitucion në shtetin grek, ku për gjashtë muaj ishte shfrytëzuar nga dy kushërinj të pronarit të stallës.
Pas denoncimit të ngjarjes, autoritetet dyshojnë se kjo marrëdhënie mund të ketë qenë një përpjekje për ta kthyer A.T. në prostitucion.
Ndërsa çështja kalon për hetime të mëtejshme në Seksionin e Trafiqeve, kjo histori flet për plagët ende të hapura të trafikimit.