Studenten transgjinore s’e regjistrojnë në Fakultetin e Drejtësisë: Do vras veten

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.10.2024, 09:20

Një studente transgjinore ka denoncuar vështirësitë që po has për për t’u regjistruar në Fakultetin e Drejtësisë.

Studentja, e cila në dokumentet zyrtare figuron me emrin e gjinisë mashkullore Ersil Myrtollari, ka përfunduar studimet Bachelor për Shkenca Politike në Universitetin e Elbasanit dhe dëshiron të ndjekë një fakultet të dytë në Tiranë.

Në jetën e përditshme, ajo prezantohet si Luana Myrtaj, pasi prej tre vitesh ka kryer një ndërhyrje estetike, bërjen e gjoksit.

Në një intervistë, ajo tregon se ka kërkuar disa herë informacion në sekretari, por është përballur me bullizim, duke iu drejtuar me emrin e saj të vjetër nga ID-ja.

“Unë nuk e kuptoj pse duhet të trajtohem në këtë mënyrë. Dua të mbroj të drejtat e komunitetit që përfaqësoj dhe kërkoj të drejtën time për të studiuar. Jam ndjerë e bullizuar dhe kjo më ka çuar drejt një tentative për vetëvrasje,” shprehet ajo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit