Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e djeshme në Valias.
Një 24-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen L. B., rreth 63 vjeçe. E moshuara është transportuar me urgjencë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
I riu është shoqëruar në Polici dhe hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti vijojnë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.10.2024, rreth orës 17:20, në Valias, shtetasi E. S., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasen L. B., rreth 63 vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital gjatë natës.