Një video e dërguar nga një qytetar i Tiranës në redaksinë e JOQ Albania sjell në vëmendje historinë e një të moshuari të quajtur Dedë Prençi, i cili është braktisur nga familja e tij dhe kërkon të strehohet në një azil të të moshuarve në kryeqytet.
I moshuari aktualisht fle në një rrugë pranë stacionit të unazës te Farmacia 10, ndërsa kërkesa e tij e vetme është të kalojë vitet e pleqërisë në qetësi dhe dinjitet.
Në dokumentin e lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social në Tiranë, është vendosur që ai të strehohet në azilin e qytetit të Kavajës, por i moshuari kërkon që të sistemohet në azilin e Ali Demit në Tiranë, ku do të ishte më afër dhe në një mjedis të njohur.
Sipas qytetarit, Dedë Prençi meriton një trajtim të denjë dhe një vend ku të mos ndihet i braktisur.
Qytetari që e ka dërguar videon bën thirrje për ndihmë nga komuniteti dhe nga autoritetet për t'i siguruar Dedës një strehë në azilin e Ali Demit.
Mesazhi i qytetarit: