Rodri shpallet fitues i “Topit të Artë”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.10.2024, 22:57

Mesfushori spanjoll i Manchester City, Rodri, është shpallur fitues i Topit të Artë 2024, duke u kurorëzuar si lojtari më i mirë në botë pas një sezoni spektakolar si për klubin, ashtu edhe për kombëtaren spanjolle. Trofeu prestigjoz u dorëzua në eventin e organizuar nga "France Football" në Paris, ku Rodri u nderua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e blertë.

Rodri la prapa tre lojtarët e Real Madrid, Vinicius Junior, Bellingham dhe Carvajal, të cilët ishin të nominuar për Topin e Artë. Real Madrid vendosi të bojkotojë ceremoninë duke mos marrë pjesë, pasi duket se kishin marrë informacione paraprakisht që Vini JR nuk do të shpallej fitues i Topit të Artë.

Rodri spikati në sukseset e Manchester City-t, ku skuadra e tij fitoi një sërë trofesh sezonin e kaluar si trofeun e Premier Ligës, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.

Mesfushori 28-vjeçar gjithashtu shkëlqeu në Euro 2024 me Spanjën, duke qenë një faktor kyç për triumfin e kombëtares së tij në këtë kompeticion të rëndësishëm. Shfaqjet e tij të qëndrueshme, kombinimi i saktësisë teknike dhe fuqisë fizike, si dhe aftësia për të ndikuar në çdo ndeshje, ishin thelbësore për suksesin e Spanjës.

Kontributi i tij në fushë përfshin jo vetëm gola, por edhe kontroll të lojës, asiste preçize dhe aftësi mbrojtëse, që e kanë bërë Rodrin një nga mesfushorët më të kompletuar në futbollin modern.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit