Aksidenti i paralizoi gjymtyrët, Kleidi ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.10.2024, 21:30

Një i ri nga Shqipëria ka nevojë për mbështetjen dhe ndihmën e shqiptarëve për të rifituar një pjesë të normalitetit të jetës së tij.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin, Kleidi (Bledi) Allushi, i cili përjetoi një aksident të rëndë në gusht të vitit 2021, që i shkaktoi paralizë të plotë të të katër gjymtyrëve. Duke humbur aftësinë për të ecur apo për të ushqyer veten, Bledi ka mbetur nën kujdesin e prindërve të tij të moshuar, nënës së tij me aftësi të kufizuara dhe babait pensionist.

Për Bledin, e vetmja shpresë për përmirësim është një trajtim i avancuar – “Epidural Electrical Stimulation” – që synon të ndihmojë në rikthimin e disa aftësive të humbura për shkak të dëmtimit të shtyllës kurrizore. Ky trajtim do të kryhet në Turqi dhe shpresohet të ndihmojë Bledin të përmirësojë cilësinë e jetës së tij dhe të ketë një shans për t’iu kthyer normalitetit.

Ndërhyrja është shpresë për të dhe për familjen, por shpenzimet e larta e bëjnë të pamundur që familja e tij t’i përballojë e vetme. Për këtë arsye, të afërmit e tij kanë hapur një GoFundMe për mbledhjen e fondeve, me shpresën që zemërgjerësia e shqiptarëve do ta ndihmojë Bledin në këtë rrugëtim të vështirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit