Piu medikamente, e mitura nga Burreli tenton të vetëvritet në një hotel në Korçë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.10.2024, 18:06

Një 15-vjeçare nga Burreli ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar një sasi medikamentesh në ambientet e një hoteli në Korçë.

Sipas njoftimit të policisë, vajza ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja e shpejtë ka qenë vendimtare për t’i shpëtuar jetën të miturës.

Policia ka referuar materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme mbi këtë rast. Ende nuk dihen arsyet që e shtynë vajzën drejt këtij veprimi ekstrem, por organet përkatëse janë angazhuar për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit