Minçev: Letrat e Ahmetit janë populizëm politik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.10.2024, 15:00

Mendoj se Kryeministri dhe ministri i Brendshëm kanë thënë se nuk ka rrezik të cenohet siguria e shtetit. Nëse një praktikë e tillë dëshiron të futet, për mua është e papranueshme.

Konferencat për shtyp dhe tensionet që Ahmeti po i mban në shoqëri tash dhe me aktin e fundit dhe dërgimin e letrave deri te partnerët evropianë, por edhe Mickoski, janë çështje e populizmit politik, thotë ministri i Administratës Publike, Goran Minçev për letrat e fundit të dërguara nga lideri i BDI-së, në të cilat, ndër të tjera, bën me dije se shfuqizimi i “Balancerit” do të ndikojë në të ardhmen e shtetit dhe kohezionit ndëretnik.

Minçev përkujtoi se përfaqësuesit e BDI-së në kuadër të Qeverisë së kaluar, në kuadër të Strategjisë Nacionale 2023-2030 për reformat në administratën publike, kanë marrë vendim dhe kanë konstatuar se mjeti “balancues” është objekt abuzimi dhe se duhet shfuqizuar.

Sipas Minçevit, ka një “shtresim” në BDI dhe koalicionin e Frontit Europian.

Sipas Ahmetit, Gjykata Kushtetuese planifikon të shfuqizojë dispozitat themelore të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe është duke folur për një vendim për ndalimin e identifikimit të përkatësisë etnike të qytetarëve në institucionet shtetërore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit