UNICEF: 1 në 7 adoleshentë në BE vuajnë nga çrregullime mendore/ Situata më alarmante në Shqipëri

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.10.2024, 12:57

Sipas raportit më të fundit të UNICEF, Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, 1 në 7 adoleshentë në vendet e Bashkimit Europian përballen me çrregullime mendore. Ndërkohë, 1/3 e këtyre problemeve fillojnë që para moshës 14 vjeç.

Në Shqipëri, ky trend mund të jetë edhe më i lartë, ku besohet se 1 në 5 ose 6 adoleshentë përjetojnë probleme të shëndetit mendor, thekson Valbona Treska, Presidente e Urdhrit të Psikologut. Sipas saj, ka shumë arsye për këtë situatë, përfshirë mungesën e edukimit për shëndetin mendor dhe shpërfilljen e këtyre problematikave nga familjet shqiptare.

Gjithashtu, në vend po vërehen raste të rritura të bullizmit, që shpesh shkakton ankth tek fëmijët dhe depresion tek adoleshentët. Fenomeni i çrregullimeve të personalitetit dhe çështjeve të identitetit seksual po bëhet gjithashtu më i dukshëm, veçanërisht tek adoleshentët që ndihen të ndryshëm dhe kanë vështirësi për ta shprehur këtë në familje dhe shoqëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit