Një supermarket në zonën e Ishullit, Lezhë, ka rënë pre e një grabitjeje të ndodhur pas mesnatës. Hajdutët kanë arritur të vjedhin kasafortën e supermarketit.
Paraprakisht, dyshohet se në kasafortë ndodheshin rreth 30 milionë lekë të vjetra.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorët.