Meloni zhduk zbritjet tatimore për punëtorët e huaj, e pësojnë shqiptarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.10.2024, 12:38

"Italia për italianët" është parulla fashiste mbi të cilën duket se është mbështetur kryeministrja italiane Giorgia Meloni për buxhetin e vitit 2025.

Kjo pasi qeveria e Melonit, ka vendosur të eliminojë zbritjet tatimore për punëtorët e huaj nga jashtë Bashkimit Evropian dhe zonës Schengen që kanë fëmijë dhe bashkëshortë që banojnë jashtë territorit italian.

Duke filluar nga 1 janari 2025, këta tatimpagues nuk do të kenë më të drejtë për zbritje tatimore, një masë që pritet të ndikojë rëndë mbi rreth 3.4 milionë punëtorë të huaj, përfshirë shqiptarët. Sipas vlerësimeve, kjo do të sjellë kursime prej 126.4 milionë eurosh, por ka dyshime mbi zbatueshmërinë dhe mundësinë e kushtetutshmërisë së këtyre ndryshimeve, për shkak se në deklaratat tatimore nuk shënohet shtetësia e tatimpaguesve.

Ndërsa deri tani, emigrantët përfitonin zbritje tatimore, 800 euro për të ardhurat deri në 15.000 euro dhe 690 euro për të ardhurat deri në 40.000 euro, në bazë të së cilës llogaritet shuma aktuale, e cila zvogëlohet me rritjen e të ardhurave, tani ata do të përballen me një barrë më të madhe financiare, sidomos ata që ruajnë e kujdesen për familjet e tyre në atdhe.

Sipas të dhënave, shqiptarët përbëjnë një nga grupet më të mëdha të punëtorëve të huaj në Itali, duke deklaruar 6.5 miliardë euro të ardhura dhe paguar 789 milionë euro në tatime. Vetëm në vitin 2023, siç tregohet nga të dhënat tatimore të Ministrisë së Ekonomisë të ripunuara nga Fondacioni Moressa, ata deklaruan 52.7 miliardë të ardhura.

Por me këtë propozim të Melonit, i cili pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari 2025, shqiptarët do të kursejnë më pak pasi do duhet t'i paguajnë shtetit italian më shumë taksa.

Kjo masë ngre shqetësime për drejtësinë dhe barazinë në trajtimin e punëtorëve të huaj, duke theksuar nevojën për një politikë më gjithëpërfshirëse që të mbështesë të gjithë ata që kontribuojnë në ekonomi. Këto ndryshime gjithashtu shfaqin një tension potencial mes grupeve të ndryshme të punëtorëve në Itali.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit