Policia e Kukësit ka parandaluar një ngjarje kriminale në fshatin Arrën, ku një 60-vjeçar, me iniciale R. S., është arrestuar pasi ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij dhe i kërcënonte ata me armë zjarri.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reaction,” shërbimet e Policisë ndërhynë me shpejtësi pas marrjes së njoftimit dhe arrestuan në flagrancë të dyshuarin R. S. Gjatë kontrollit në banesën e tij dhe rreth saj, u sekuestruan 2 armë zjarri automatik, 1 armë pistoletë, dhe një sasi municioni luftarak, të cilat janë konfiskuar si prova materiale.
Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.