Romeo Deda i ashtuquajtur gjeniu i TokTok-ut në një video të re është pyetur për datat e vdekjes së politikanëve shqiptarë.
Ai ka “parashikuar” datat e vdekjeve të Ramës, Veliajt, Spiropalit, Xhafës, Berishës, Bashës, Xhafajt, Metës e Kryemadhit. Me siguri ai përcakton edhe datën, muajin e vitin që këtyre ndodhive. Komentet nën video kanë qenë të pafundme e tejet humoristike.
Deda njihet për leximin e numrave 12-shifrorë dhe është “pagëzuar” me nofkën “gjeniu”. Videot e tij interesante për t’u parë kanë miliona klikime për shkak të interesit që ngjallin.