Përvetësonin gjobat e mjeteve me targa të huaja, arrestohet polici i shpallur në kërkim

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.10.2024, 10:41

Një tjetër polic i qarkullimit rrugor, Bekim Sulaj, është vënë në pranga si pjesë e operacionit “Targa e Huaj,” i cili heton përvetësimin e paligjshëm të gjobave ndaj personave me targa të huaja. Sulaj ishte shpallur në kërkim një muaj më parë, pasi dyshohet se ka përvetësuar vlerat monetare të gjobave duke abuzuar me detyrën.

Në këtë operacion janë përfshirë edhe 20 punonjës të tjerë të policisë rrugore, të cilët dyshohet se gjobisnin shtetas nga Kosova dhe mbanin për vete shumën e gjobave, në vend që ta arkëtonin zyrtarisht.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës-Dibër), në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ka ekzekutuar masat “Arrest me burg” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre publike” për policin Bekim Sulaj. Ai përballet me akuzën “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën,” në detyrën e tij në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autorstradave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit