Sekuestrohet anija turke me dyshime për materiale të rrezikshme në Portin e Durrësit

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.10.2024, 10:28

Anija turke “Moliva”, e ngarkuar me 102 kontejnerë që dyshohet se përmbajnë materiale të rrezikshme, mbërriti mëngjesin e sotëm (28 tetor) në Portin e Durrësit. Hetimet po kryhen në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimit (OLAF), ndërkohë që qeveria shqiptare ka theksuar se nuk do të pranojë rikthimin e ngarkesave të tilla pa prova të besueshme dhe analiza të thelluara.

Në vendngjarje ndodhen edhe përfaqësues të Rrjetit të Bazelit (BAN), të cilët kanë kërkuar të marrin pjesë në procesin e monitorimit të mostrave dhe analizës së mbetjeve të dyshuara. Aktualisht, anija ndodhet në radën e Portit të Durrësit, 1.5 milje larg bregut, ndërsa Prokuroria ka vendosur sekuestro për materialet që mbart ajo.

Qeveria ka nisur hetimet për të përcaktuar natyrën dhe origjinën e këtyre mbetjeve, me qëllim të saktësimit nëse ato përbëjnë rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit