Zhduket pa gjurmë 59-vjeçarja në Itali, familjarët të shqetësuar ngrejnë alarmin

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.10.2024, 10:19

Një 59-vjeçare me origjinë shqiptare, banore në Pontedera të Italisë, është zhdukur prej tre ditësh, ndërsa familja e saj ka raportuar ngjarjen në polici. Sipas deklaratës së familjarëve, gruaja kishte dalë herët në mëngjes të shtunën, më 26 tetor, pa informuar askënd dhe pa marrë celularin me vete – diçka që nuk e kishte bërë më parë.

Pas disa orësh pa lajme prej saj, familja njoftoi policinë për zhdukjen e saj, duke aktivizuar planin e kërkimit të personave të zhdukur nga Prefektura e Pizës. Gruaja u pa për herë të fundit rreth orës 6 të mëngjesit të së shtunës, ndërsa plani i kërkimeve nisi të zbatohet pasditen e vonë të asaj dite. Operacioni drejtohet nga njësia komanduese e zjarrfikësve lokale në periferi të Pontedera-s, ndërsa në të janë përfshirë edhe njësi nga zjarrfikësit e Pizës dhe ekipet e specializuara Tas.

Një ekip zhytës nga zjarrfikësit e Livornos dhe personeli i karabinierëve janë angazhuar, ndërsa helikopteri Drago nga departamenti i fluturimit të zjarrfikësve në Cecina ka ndërhyrë për të monitoruar zonën e lumit Arno deri në grykëderdhje, në përpjekje për të gjetur gruan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit