24-vjeçari kryen vetëvrasje pas operacionit të dështuar të mjekrës në Stamboll

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.10.2024, 11:13

Një i ri francez, Mathieu Viger Latour, vrau veten pas një operacioni të dështuar për transplantin e mjekrës në Stamboll, i kryer nga një agjent imobiliar i paraqitur si kirurg.

Studenti 24-vjeçar i Administrimit të Biznesit udhëtoi në Turqi në mars për të kryer transplantin, i cili i kushtoi 1300 euro, një e pesta e çmimit të kryerjes së tij në Francë .

Megjithatë, operacioni pati rezultate katastrofike, me 1000 fije të humbura dhe 4000 të tjera u transferuan nga koka në fytyrë. Rezultati ishte një mjekër e parregullt që rritej në kënde të çuditshme, duke i dhënë fytyrës së tij një pamje të çuditshme që, siç deklaroi babai i tij, i ngjante një "iriqi".

Pas operacionit, i riu kishte djegie dhe shqetësime të forta, të cilat as nuk e linin të flinte. Siç zbuloi më vonë, personi që kreu operacionin nuk ishte një kirurg i specializuar , por një agjent i pasurive të patundshme dhe kjo gjë e tronditi.

Procedura e gabuar shkaktoi shumë probleme psikologjike për Latour dhe i dha atij çrregullim dismorfik, një çrregullim në të cilin njerëzit bëhen të fiksuar pas papërsosmërive të tyre të pamjes. Pavarësisht përpjekjes së një specialisti belg për të riparuar dëmin, u konstatua se skalpi i Latour-it nuk do të mund të rifitonte gjendjen e tij normale.

Tre muaj pas operacionit, Latour mori vendimin për të kryer vetëvrasje. Babai i tij, i shkatërruar nga zhvillimi tragjik, tani po bën fushatë për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet e turizmit shëndetësor, duke thënë se një fushatë e tillë mund të ndihmojë të tjerët të shmangin situata të ngjashme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit