Ujërat e Zeza pushtojnë Liqenin Artificial

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.10.2024, 09:59

Banorët dhe vizitorët që shëtisin rreth Liqenit Artificial të Tiranës po përballen me një problem shqetësues, pasi ujërat e zeza jo vetëm derdhen në liqen, duke përhapur një erë të rëndë dhe të padurueshme por kanë nisur të dalin në sipërfaqe.

Liqeni ka marrë një mbështjellje ngjyrë jeshile toksike teksa era nga papastërtia është e padurueshme.

Gjendja po përkeqësohet dita-ditës, dhe ndotja në këtë zonë është kthyer në një alarm për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve.

Qytetarët që e frekuentojnë zonën për ecje dhe çlodhje shprehen të indinjuar për situatën, duke theksuar se një zonë rekreative dhe simbol i qytetit po kthehet në një burim ndotjeje.

“E gjithë zona përreth liqenit mban një erë të tmerrshme. Është e papranueshme dhe e dëmshme për të gjithë ne që kalojmë kohën këtu,” shprehet një qytetar i shqetësuar.

Ky fenomen po ngrit gjithashtu shqetësime për shëndetin publik dhe ndikon në imazhin e një prej hapësirave më të frekuentuara të qytetit.

Ndërkohë, kërkohen masa të menjëhershme nga institucionet përkatëse për të parandaluar përkeqësimin e situatës dhe për të rikthyer cilësinë mjedisore të liqenit, duke ruajtur kështu natyrën dhe cilësinë e jetës për qytetarët e Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit