Bled Sokoli, është viktima e aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin Lezhë-Milot.
Sokoli po udhëtonte me një mjet tip "Opel" kur në tentativë për të parakaluar u përplas me dy automjete të tjera dhe përfundoi jashtë rrugës.
30-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një 23-vjeçar që po udhëtonte me një mjet tip "Ford" mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Pas aksidentit, policia mori në pyetje drejtuesin e një mjeti "Toyota" që u përfshi në aksident, ndërsa rrethanat vijojnë të jenë të pazbardhura plotësisht.