Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. Një konflikt familjar midis dy vëllezërve përfundoi tragjikisht me vrasjen e njërit prej tyre. Incidenti ndodhi në familjen Miftari, ndërsa motivet dhe rrethanat e sakta ende mbeten të paqarta.
Ekipi mjekësor i Emergjencës konstatoi vdekjen e viktimës, Auron Miftari, i cili humbi jetën nga plagët e rënda të shkaktuara nga disa goditje me thikë.
Policia ka identifikuar te dyshuarin, Gent Miftari, i cili akuzohet se ka sulmuar për vdekje vëllain e tij pranë kompleksit ku banonin. Megjithatë, motivet e sakta që çuan në këtë akt të dhunshëm mbeten të panjohura.