44-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje në Itali, plagosen edhe 2 fëmijë të mitur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.10.2024, 09:08

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Bergamos, mes Morengo dhe Cologno al Serio.

Bilanci flet për një 43-vjeçar shqiptar i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Gëzim Margjoka po ngiste makinën e tij "Fiat Fiorino" kur u përplas kokë më kokë me një "Skoda Octavia" me një familje në bord. Në aksident është përfshirë një makinë e tretë, "Ford Fiesta", e cila ka përfunduar jashtë rrugës.

Pas përplasjes së dhunshme, "Fiorino" është përplasur me derën e një shtëpie dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Ata që ndodheshin në mjetin "Skoda", burrë e grua me dy fëmijët e tyre u trajtuan nga mjekët e ambulancave dhe u transferuan në spital. Mes të plagosurve ishin edhe dy fëmijë të moshës 7 dhe 13 vjeç, të transportuar me autoambulancë në Breshia. Shoferi i Fiesta-s ka mbetur i padëmtuar.

Përveç ambulancave, në vendngjarje kanë qenë edhe Forcat Zjarrfikëse dhe Policia Rrugore për të rindërtuar dinamikën e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit