“Bën magji!”, gruaja i futet në shtëpi dhe spërkat me ujë ç’i del përpara

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.10.2024, 21:45

Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një grua nga fshati Hudenisht i Pogradecit ka raportuar një ngjarje 'të çuditshme'.

Siç shihet dhe në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, një grua është futur në oborrin e banesës së saj dhe ka nisur të spërkasë me ujë nga një bidon dritaret, dyshemenë, derën dhe madje duke mos kursyer as lopën që ndodhej në oborr.

Në video shihet gruaja bën veprime të çuditshme. Ajo mbush një bidon me një 'lëng' që ka në një tjetër bidon dhe më pas spërkat ç'i del përpara.

Ngjarja, e cilësuar nga denoncuesja si "magji", është shënuar më 23 tetor 2024, në orën 14:30.

Denoncimi i qytetares:

"Përshëndetje JOQ! Kam video nga kamerat e shtëpisë time, ku shihet një grua që bën magji tek shtëpia ime. Ju lutem, publikojeni në faqen tuaj. Ngjarja ka ndodhur më 23 tetor, ora 14:30, në fshatin Hudenisht, Pogradec."

Kjo nuk është hera e parë që në redaksinë e JOQ Albania vijnë denoncime të tilla, të cilat sipas denoncuesve mendohet se janë rituale të magjisë së zezë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit