Kapet duke hedhur mbeturina në magjistralen Prishtinë-Prapashticë, gjobitet kompania

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.10.2024, 21:00

Një kompani e cila ishte duke hedhur mbeturina inerte përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë-Prapashticë është ndëshkuar menjëherë me gjobë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kjo kompani është detyruar që brenda afateve ligjore ta pastrojë hapësirën dhe ta rikthejë në gjendjen e mëparshme.

Gjithashtu, për pengimin e personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës është vendosur gjobë shtesë.

“Paralajmërojmë të gjithë ata që mendojnë të ndotin apo dëmtojnë hapësirat publike: NUK DO TË KETË TOLERIM! Çdo veprim i tillë do të ndëshkohet me gjoba të rënda dhe do të njoftohet policia për ndjekje të mëtejshme ligjore. Inspektorët tanë janë në terren ditë e natë për të mbrojtur mjedisin tone”, thuhet në njoftimin e tij në rrjetin social Facebook.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit