Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një denoncim nga një qytetar i Pogradecit, i cili raporton ndotjen e liqenit të Ohrit nga ujërat e zeza. Sipas tij, ujërat e zeza derdhen në liqen, duke shkaktuar ndotje në një zonë plazhi që frekuentohet gjerësisht nga banorët lokalë dhe turistët.
Në video e dërguar prej qytetarit shihet qartë momenti kur ujërat e zeza derdhen në liqen, duke ngritur shqetësime të mëdha për ndotjen mjedisore të shkaktuar.
Denoncimi i qytetarit:
Ky problem ngre alarmin për rrezikun që ndotja e tillë mund të sjellë për shëndetin publik dhe mjedisin në këtë zonë të rëndësishme turistike.
A është në dijeni të kësaj situate kryebashkiaku i Pogradecit, Ilir Xhakolli?