Spektakël në “Meazza”, Inter dhe Juventus shënojnë 8 gola në ndeshjen “e çmendur”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.10.2024, 20:15

Mbrëmja e sotme në "Giuseppe Meazza" solli spektakël në përballjen mes dy gjigantëve të futbollit italian, Inter dhe Juventus.

Në kryesfidën e javës së 9-të të Serie A u shënuan plot tetë gola në një ndeshje emocionuese dhe me intensitet që rrallëherë shihet në Serie A. Ndeshja u mbyll me rezultatin dramatik 4-4. Një përballje e tillë me kaq shumë gola mes dy rivalëve të përjetshëm është një ngjarje historike për tifozët dhe për kampionatin italian.

Ndeshja nisi furishëm, dhe pas 15 minutash lojë Interi kaloi në avantazh përmes një penalltie të realizuar me saktësi nga Zielinski, pas një ndërhyrjeje të gabuar të Danilos. Por Juventusi reagoi menjëherë duke kaluar në avantazh me dy gola të shpejtë brenda 6 minutave nga Vlahovic dhe Ueah, që përmbysën rezultatin në 2-1.

Interi nuk qëndroi i tërhequr. Mhhitaryan në minutën e 35-të dhe Zielinski, sërish nga pika e penalltisë, rikthyen avantazhin për skuadrën zikaltër, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-2.

Në pjesën e dytë, Interi shtoi presionin dhe realizoi golin e katërt në minutën e 50-të përmes Dumfries. Juventusi nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit; zëvendësimet strategjike të trajnerit Motta sollën në lojë Yildiz, i cili shënoi dy gola vendimtarë në minutat 71 dhe 82, duke vulosur rezultatin 4-4 në këtë ndeshje të jashtëzakonshme. Performanca e portierit të Juventusit, Di Gregorio, gjithashtu u shqua, pasi e shpëtoi portën e bardhezinjve në disa raste të rrezikshme të krijuara nga zikaltërit.

Kjo përballje e 239-të mes dy klubeve i shtohet një historie të pasur rivaliteti. Juventusi kryeson statistikat historike me 109 fitore, ndërsa Interi numëron 70 fitore, ndërsa 60 sfida të tjera janë barazime. Fitorja e fundit e Juventusit në "Meazza" daton në 19 mars 2023, me një fitore 0-1, e vlefshme për Serie A. Aktualisht, Interi renditet i dyti në tabelën e kampionatit me 18 pikë, ndërsa Juventusi mban vendin e tretë me 17 pikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit