Policia ka dhënë detaje për një ngjarje në Balldre, Lezhë, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta është dëmtuar me një mjet prerës shtetasi L. M., 47 vjeç. Ai po merr trajtim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë konfliktit janë dëmtuar gjithashtu Sokol Boga dhe djali i tij, Nikolin Boga.
Nga hetimet paraprake dyshohet se L. M. është goditur nga të dy babë e bir, Sokol dhe Nikolin Boga, gjatë përplasjes fizike. Po ashtu, ata kanë thyer edhe xhamin e parë të automjetit të 47-vjeçarit. Nikolin Boga, pas ndihmës mjekësore, do të shoqërohet në komisariat për procedura të mëtejshme.
Policia ndodhet ende në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe për të dokumentuar ngjarjen. Kontrollet po vijojnë për kapjen e Sokol Bogës, i cili ndodhet në arrati.