Sherr për pronat në Lezhë, plagoset me sëpatë një person

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.10.2024, 18:52

Një konflikt mes dy fqinjësh në fshatin Torovicë të Lezhës ka degraduar dhe njëri prej tyre u plagos me sëpatë. Ngjarja ka ndodhur gjatë një zënke të çastit mes tyre.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku po merr trajtim mjekësor për plagë të shumta në trup. Mjekët raportojnë se gjendja e tij është nën kontroll dhe po i ofrohet ndihma e nevojshme.

Dyshohet se shkaku i konfliktit lidhet me mosmarrëveshje për çështje pronësie. Sipas burimeve, fqinjët kanë patur përplasje edhe më herët, por nuk i kanë raportuar kurrë autoriteteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit