Krimi kibernetik në rritje, më të kërcënuarat vajzat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.10.2024, 14:58

Krimi kibernetik në vend ka pësuar një rritje të konsiderueshme në vitet e fundit, por bashkë me të është rritur edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për denoncimin e këtyre veprave.

Në Elbasan, vetëm në ditët e fundit, janë raportuar dhjetëra denoncime nga shkollat për krijimin e profileve false denigruese në rrjetet sociale.

Specialistët e Krimit Kibernetik në policinë e Elbasanit thonë se identifikimi i autorëve të këtyre veprave është më i vështirë, por jo i pamundur.

“Identifikimi i autorëve të këtyre veprave panele është më i vështirë, por jo i pamundur, pasi autori në raste të tilla qëndron pas një profili fals dhe kjo e bën të vështirë gjetjen e tij. Në bashkëpunim edhe me Prokurorinë dhe Gjykatën e Elbasanit, detyron platformën Meta apo TikTok të japë të dhënat e kërkuara për këto profile“.

Të rinjtë shpesh përdorin profile false për të bërë kërcënime me qëllim përfitime monetare. Më të prekurat nga këto kërcënime janë vajzat, ndërsa të miturit gjithashtu nuk janë të mbrojtur. Llojet e kërcënimeve shpesh kanë përmbajtje seksuale, duke theksuar nevojën për një përgjigje më të fortë dhe mbrojtje për viktimat e mundshme.

Ky fenomen kërkon një vëmendje të shtuar nga autoritetet dhe shoqëria, për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e individëve në botën online.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit