La monopatinën dhe xhupin në shkallë, ky është i riu u hodh nga kati i 5

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.10.2024, 12:54

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Tiranë.

31-vjeçari Mario Rroshi u gjet i pajetë në sheshpushimin e një pallati në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore.

Deri në këtë fazë hetimi, policia dyshon se kemi të bëjmë me një vetëvrasje pasi i riu nuk ishte i përfshirë në asnjë konflikt.

Sipas dëshimve në polici, Mario ka shkuar me një monopatinë në lagje dhe e ka lënë poshtë pallatit. Pas kësaj ai është ngjitur në sheshpushimin e katit të 5, ka lënë xhupin në shkallët e pallatit dhe është hedhur.

Ka dyshime se 31-vjeçari vuante nga depresioni pasi edhe dy prindërit e tij, në dëshminë që kanë dhënë nuk kanë deklaruar për konflikte që mund te jetë pasur djali i tyre.

Megjithatë policia po vijon hetimet për të zbardhur të plota shkaqet e kësaj ngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit