Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Tiranë.
Një 31-vjeçar ka humbur jetën në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, pasi ka rënë nga kati i pestë i pallatit.
Trupi i të riut është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e pallatit rreth orës 20:00, por mister mbeten rrethanat e rënies së tij në këtë orë të natës.
31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë. Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.