Një 72-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Sarandë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj.
Këmbësori 72-vjeçar u përplas nga një “Benz”, që drejtohej nga një 63-vjeçar. Ky i fundit, dyshohet se humbi kontrollin e makinës, duke përplasur edhe një automjet tjetër.
Si pasojë e aksidentit, 72-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës.
Drejtuesi i automjetit, 63-vjeçari u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 03:45, në aksin rrugor Sarandë-Tuneli i Skërfices, në afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Bajkaj, shtetasi E. O., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin L. Xh., 72 vjeç, e më pas, është përplasur me një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin V. G.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi L. Xh. ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Sarandës. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. O., u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit