“Një top gjigant zjarri”, NASA konfirmon fundin e botës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.10.2024, 18:03

Janë të shumtë ata që duan të dinë se sa gjatë do të jetojë njerëzimi dhe si mund të ndodhë fundi i botës.

Një teori e njohur vjen nga fizikani Stephen Hawking, i cili paralajmëroi se planeti ynë mund të shkatërrohet deri në vitin 2600, duke u kthyer në një "top gjigant zjarri". Shkaqet kryesore që ai përmendi janë ngrohja globale, ndryshimet klimatike dhe efekti serë. Këto faktorë, sipas tij, rrezikojnë të çojnë në asgjësimin e Tokës nëse nuk merren masa.

NASA e përkrah këtë ide, duke theksuar se, nëse vazhdon shfrytëzimi i pakontrolluar i burimeve, fundi i planetit mund të vijë më shpejt nga sa pritet. Organizata ka nisur programe parandaluese për të ruajtur planetin dhe identifikon kërcënime si përplasjet e asteroideve. Gjithashtu, ajo studion ndryshimet klimatike për të zbutur pasojat dhe shpërndan burime për vëzhgimin e Tokës në mënyrë të vazhdueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit