Tentoi të grabiste xhiron ditore në një market dhe plagosi punonjësen, arrestohet 34-vjeçari në Durrës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.10.2024, 17:42

Në Durrës, një 34-vjeçar u arrestua nga policia pasi tentoi nën kërcënimin e thikës, të grabiste një market.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në lagjen nr. 1, ku autori hyri në market dhe kërkoi xhiron ditore, duke kërcënuar punonjëset me thikë.

Ato njoftuan menjëherë policinë, ndërsa autori plagosi lehtë në dorë një prej punonjëseve teksa tentoi të arratisej.

Bëhet fjalë për qytetarin me inicialet O. Z., i cili u vu në pranga pak pas ngjarjes për tentativë grabitjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit